Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike ka publikuar të tjera dokumente për Agim Kajmakun, kryebashkiakun e Vorës teksa e ka quajtur lojë kriminale aktin për dhënien e gjurmëve të gishtave të tij.
Bardhi tha se ne momentin e arrestimit, ne Greqi, ai ka pasur me vete pasaporten e cila ka nje numer unik, kurse per emrat e prinderve ai ka genjyer.
“Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me
pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me
pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku. Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003, me masë arresti në burg, në fuqi, për kryerjen e një krimi, është ekzaktësisht Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për Vorën., megjithëse ai, në momentin e arrestimit, ka dhënë emra fallco për nënën dhe babin e tij. Në vendimin e drejtësisë greke, të cilin ne e bëmë publik dje, Jorgo Toto paraqitet me amësi Parashivi dhe atësi Thanas. Kjo ka ndodhur, sepse në pasaportën e shtetasve shqiptarë nuk pasqyrohen të dhënat e atësisë dhe amësisë. Për këtë arsye, në procesverbalin e arrestimit, të dhënat për atësinë dhe amësinë, pasqyrohen ashtu siç deklarohen nga vetë i arrestuari. Pavarësisht përpjekjes për të mashtruar autoritetet greke, në momentin e arrestimit Jorgo Toto ka patur me vete pasaportën e tij, e cila ka një numër unik identifikimi dhe e cila është regjistruar në vendimin për arrestimin e Jorgo Totos”, tha Bardhi.
Sipas tij, “në faqen 13 të këtij vendimi, të publikuar dje, thuhet se shtetasi i arrestuar për krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim, është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497. Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS. Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi”.
