Leandro Pana, 31-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor në pengmarrjen e Jetmir Terollarit në Greqi ka marrë masën arrest me burg nga gjykata, por ka thënë se nuk dinte asgjë për pengmarrjen.
Pana ka thënë se i ka miq të arrestuarit por ata i kishin kërkuar të shkonte të vëllai i “pengut” të tyre, Nexat Tarellari dhe ti merrte 10 mijë euro për t’ia dërguar drejt vendit fqinj. Por në fakt ka qenë pikërisht valli i Jetmirit që ka bërë denoncimin në Tiranë.
“Nuk e dija se 31 vjeçarin e kishin marrë peng. Më thanë shko tek Nexat Tarellari dhe merri 10 mije euro dhe na i dërgo ne në Greqi. Personat e arrestuar në Greqi i kam miq dhe kam komunikuar shpesh me ta, por nuk e dija se e kishin marrë peng djalin nga Tirana. Nuk kam asnjë rol në këtë pengmarrje. Do t’i ndihmoja vetëm me paratë”, mësohet të ketë thënë i riu.
Lexo edhe- Marrin peng shqiptarin në Greqi për 10 mijë euro, 5 të arrestuar
Por Prokuroria ka pretenduar se Pana ka qenë bashkëpunëtor me 4 personat e tjerë në Greqi.
Pretendimi i avokatit është se klienti i tij nuk ka patur aspak dijeni për këtë grabitje. Në këtë operacion janë arrestuar 5 shtetas të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një shtetasi, 4 të tjerët janë arrestuar në Greqi.
Në Korinthos të Greqisë, këta persona për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana, Jetmir Terollari, dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.
Këta persona akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.
