Pas më shumë se një dekade në syrin publik, nuk ka më njeri që nuk e njeh Kim Kardashian. Por përpara se të kishte qindra milionë ndjekës që e adhuronin, Kim pranon që ka qenë e fiksuar me idenë se donte të ishte e famshme.
Në një intervistë me bashkëshortin e saj Kanye West, për “Vogue Arabia”, Kim folur haptazi për këtë çështje:
“Paraja ishte gjithnjë qëllimi, por isha e fiksuar pas famës, dmth, e fiksuar aq sa më vjen turp. E pranoj që fama mund të bëhet varësi. Por tani, fokusi im ka ndryshuar. Edhe në kohët e mia më të errëta, nuk pendohem që e gjithë bota më ka parë. Njerëzit kanë ndarë me mua përgjatë viteve sa shumë i ka ndihmuar të ndihen më pak vetëm kur përballeshin me fatkeqësitë e tyre. E dashuroj të kem një zë dhe e vlerësoj platformën që më është dhënë, edhe pse ndonjëherë do të doja më shumë privatësi.”
Por siç e thotë dhe vetë, fokusi i saj tashmë ka ndryshuar. Kim i është dedikuar reformave të burgjeve, duke e bërë drejtësinë kriminale qëllimin e saj të radhës.
“Babi im gjithnjë më ka mësuar që puna e fortë është shumë e rëndësishme dhe realisht të përkushtohesh. Kështu që qëlllimi im në 10 vite do të ishte të hiqja dorë nga të qenit Kim K dhe thjesht të fokusohesha te kjo dhe të isha një avokate dhe të luftoja për njerëzit që e meritojnë.”- është shprehur Kim në një episod të KUWTK.