Djathi, ka qenë gjithmonë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka.
Por e kishit menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat e tij?
Sipas të dhënave, mëngjesi është vakti më i përshtatshëm ku trupi ynë përfiton më shumë nga vlerat e djathit të bardhë.
6 arsyet përse djathi i bardhë duhet të konsumohet në mëngjes.
1. Është shumë i thjesht për t’u tretur
Falë strukturës së tij, enzimat e stomakut arrijnë ta shpërbëjnë shumë shpejt dhe në të njëjtën kohë lehtësohet dhe përthihtja e mineraleve që ai përmban.
2. Ka përqindjen më të ulët të yndyrës
Djathi i bardhë ka 21 gramë yndyrë për çdo 100 gramë, duke e çuar këtë produkt në shkallën më të lartë të klasifikimit të ushqimeve mirëbërëse.
Nëse ky djathë konsumohet në mëngjes nga personat që kanë probleme me kolesterolin, ai ndihmon ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të përthithjes së yndyrës edhe gjatë ditës.
3. Një burim i mirë i proteinës
Përveç sasisë së konsiderueshme të kalciumit, djathi i bardhë përmban edhe proteina.
Të gjithë ekspertët dhe mjekët këshillojnë këdo, që mëngjesin ta pasurojnë me sa më shumë proteina. Nga njëra anë ato i japin organizmit tonë më shumë energji gjatë ditës, dhe nga an tjetër janë jetësore për shëndetin e muskujve.
4. Plot me vitamina
Djathi i bardhë është i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori.
Këto vitamina dhe minerale, nëse konsumohen në mëngjes, arrijnë të ruhen në organizëm dhe e kryejnë funskionin e tyre përgjatë gjithë ditës.
5. Një probiotik fantastik
Djathi i bardhë është produkti ideal për shëndetin e aparatit tretës. Ai përmban një numër të lartë probiotikësh, të cilët ndikojnë në përmirësimin e funksioneve të stomakut por jo vetëm.
6. Ndihmon në shëndetin e kockave
Duke qenë se djathi i bardhë prodhohet nga qumështi i lopës, deles apo dhisë, është burimi më i mirë i kalciumit dhe kaliumit.
Nëse ai konsumohet në mëngjes, trupi përfiton nivelet e duhura të këtyre mineraleve.