Skeptik nëse dikush do e ndihmonte, një qytetar i shkruan kryeministrit Edi Rama për problemin e tij me shpresën se do të gjente zgjidhje.
Kryeministri Rama ka publikuar bisedën me qytetarin që sipas nr të telefonit jeton në Angli. Ai i shkruan për familjen e tij në Shqipëri e cila prej 3 muajsh është në errësirë, pasi nuk i lidhnin kontratën e dritave.
Ai thotë në mesazh se është person i rregullt, por për shkak të debive të vëllait të tij nuk i lidhnin energjinë.
Por teksa kryeministri Edi Rama ka ndihmuar personalisht në këtë rast, qytetari i dërgon një mesazh falënderimi ku i thotë se nuk ka votuar kurrë për të, dhe se tashmë i vinte turp “nga e mira” që i bëri kryeministri.
