As 24 orë nga urdhri i kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e të gjithë drejtorëve në qarkun e Shkodrës dhe zëvendësimin e tyre me gra, ka nisur dhe vala e dorëheqjeve, ku aktualisht shtatë drejtorë kanë dorëzuar detyrën.
Pa u mbushur ende 24 orë nga urdhëri i dhënë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, dorëhiqen 7 drejtorë në Shkodër.
Bëhet fjalë për këta drejtorë:
Kadri Ymeri, drejtor te zyra vendore e Arsimit
Astrit Beci, drejtor i Shendetit Publik
Mustaf Kraja drejtor i Bujqesise
Luan Heta, drejtor i Hidrocentralit
Agim Dardha, drejtor i zonave te Mbrojtura
Edmond Emini, drejor i Postes dhe kryetar i PS Shkoder
Ndërkohë që pritet gjithashtu Ardian Dajti, drejtor i Spitalit Shkodër.
Lexo edhe- Kadia: Do japin dorëheqjen të gjithë drejtorët. Në vendet vakante, njerëz më me integritet
Një ditë më parë kryetarja e këshillit bashkiak të Shkodrës, Briseda Kadia bëri të ditur për mediat vendimin që u morr në mbledhjen e Partisë Socialiste në qytetin verior.
“Është komunikuar që të japin dorëheqjen gjithë drejtorët. Në vendet vakande do të zgjidhen njerëzit më me integritet në qytetin tonë. Femrat do të kenë prioritet”, tha Kadia.
