Pas televizorit, LG synon një smartphone fleksibël dhe të rrotullueshëm.
Kompania koreane ka paraqitur dokumentat duke kërkuar patentën për këtë pajisje, një smartphone me ekran fleksibël, në gjendje të përkulet në dy pika.
Por ndryshe nga Samsung dhe Huavvei, që prezantuan një smartphone të përkulshëm, LG nuk ka hyrë menjëherë në garë dhe kjo ndoshta mund të jetë ideja e kësaj kompanie për këtë lloj telefoni.
Duke qenë se është kërkuar patenta për këtë produkt, nuk dihet se kur mund të dalë në treg pajisja. Në panairin e fundit të teknologjisë, CES, që u mbajt në Las Vegas në janar, kompania koreane prezantoi televizorët me ekran të rrumbullakët prej 65 polsh. Ai shfaqet e zhduket duke u rrotulluar në bazën e vet dhe ka të integruar një speaker audio dhe të gjithë komponentët elektronikë.
