Makina e tipit Pasat, e cila i përket Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut është aksidentuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tetovë-Gostivar.
Sipas mediave vendase dhe sipas Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës, në aksident është përfshirë edhe një kamion me targa të Gostivarit por raportohet se për fat të mirë nuk ka patur të lënduar.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë nga ana e të dy drejtuesve të mjeteve.
Policia ndërkohë ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.