Ndonjëherë nga nxitimi mëngjesin e neglizhojmë, por kapërcimi i këtij vakti është i gabuar dhe arsyet janë këto:
- Mungesë energjie: Niveli i sheqerit në gjak bie pas gjumit të natës dhe duhet zëvëndësuar. Këshillohen karbohidrate, qumësht, bukë, drithëra,kos në mënyrë që të ndihemi te ngopur.
- Mungesë hidratimi: Dimë që pjesa më e madhe trupit të njeriut përbëhet nga uji për këtë arsye është i nevojshëm konsumimi i sa më shumë lëngjeve, prandaj duke pirë qumësht që në mëngjes do merret ujë, proteinat dhe vitaminat e duhura, edhe një gotë kos me fruta do ishte e duhura për mëngjes.
- Nervozizëm: Vsakti i mëngjesi stimulon prodhimin e serotoninës, e cila është përgjegjëse për dërgimin e sinjaleve nervore të trurit, kështu na ndihmon në përmirsimin e humorit.
- Përqëndrimi: Kush ha një vakt të mirë, ka kujtesë më të mirë dhe më shumë përqëndrim.
- Zemra në rrezik: Ngrënia e mëngjesit redukton rrezikun e tensionit të lartë dhe problemeve kardiovaskulare.
