Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sherri në Fier/ Arrestohen 5 persona, zbulohet personi që qëlloi brenda spitalit

10:53 / September 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fier spital policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Fierit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me sherrin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Levan të Fierit, e që më pas agravoi edhe në spital. Siç njoftojnë uniformat blu, janë arrestuar 5 persona, të cilët akuzohen për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe ” Goditje për shkak detyrës të punonjësit”. Mësohet se ka qenë pikërisht B. Braçe ai që i ka marrë pistoletën punonjësit të policisë dhe ka qëlluar Aleksandër Zhapën në ambientet e spitalit.  Nuk dihet ende motivi që ka sjellë sherrin mes dy familjeve.

“Arrestohet personi që plagosi me armën e punonjësit të Policisë një shtetas në urgjencën e Spitalit Fier.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme  në Levan dhe më pas në urgjencën e Spitalit Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D.B, 21 vjeç;
– G.B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” , “Mbajtje pa leje e armëve të ftoha” i shtetasve:

– A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras;
– E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë;
– A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.  Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve”, 
njofton policia.

Ferras
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Emërimi i Jola Hysës në krye të Agjencisë së Turizmit, Berisha: Korruptimi dhe rrënimi i opozitës, politikë e Ramës

13:58 / July 31, 2026

Blendi Gonxhja: Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit janë zhvilluar 1700 evente në fushën e artit

13:24 / July 31, 2026

Ushtria me 40 mjete taktike “Made in Albania” Rama: Së shpejti do të kemi mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore

13:02 / July 31, 2026

Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

12:08 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.