Deri tani jemi ankuar për ditët e nxehta, por nga sot nisin reshjet e shiut. Duke filluar nga pasditja do të ndryshojë situata meteorlogjike në vend. Meteoalb parashikon rrebeshe shiu në formë shtrëngatash, ndaj bëni kujdes të merrni masat për orët e pasdites.
“Pasditja do të ketë rrebeshe shiu në zonat qendrore dhe jugore, herë pas here në formë shtrëngatash. Ndërkohë që nata do të shoqërohet me erë të fortë.’ : sipas meteoalb.
Parashikimi i plotë Meteoalb
Oret e pasdites sjellin rrebeshe shiu ne zonat qendrore dhe jugore, here pas here ne forme shterngatash. Parashikohet qe gjate nates te kete forcim te eres ne bregdetin e jugut me shpejtesi deri ne 60 km-h duke sjelle trazim ne brigjet detare.
