Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ja si të eleminoni energjinë negative nëse gjërat nuk ju ecin siç duhet

11:42 / September 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
matiasma 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Syri i keq” apo energjia negative, është një besim popullor i përmendur edhe në tekstet e lashta greke dhe romake, ai është një mallkim magjik dhe ka rrënjët e tij në supersticion. Në disa kultura e quajnë syri i keq. Psikologjia moderne mund ta quajë depresion, bota e farmaceutikës mund ta quajë lodhje pa shkak, etj.

Është e vërtetë që nuk i kemi të gjitha përgjigjet, por një gjë është e sigurt: ndonjëherë përjetojmë një valë emocionesh negative, mendimesh dhe përvojash në të cilat trupi, mendja dhe shpirti ynë reagojnë dhe zakonisht nuk kemi një shpjegim për këtë.

Shenjat kur jeni të bllokuar nga energjia negative:

1. Paratë nuk qarkullojnë, faturat e papaguara fillojnë të grumbullohen dhe ju nuk e dini se ku po shkojnë të ardhurat tuaja. Një ngecje e ekonomisë dhe mirëqenies suaj është një shenjë se rruga e rritjes është e bllokuar, edhe nëse po fitoni mjaft para.

2. Ndiheni të lodhur, të rraskapitur dhe irritoheni lehtësisht. Keni shumë ulje-ngritje dhe përfundoni duke i bërë dëm vetes.

3. Ndiheni të stresuar dhe të paaftë për të menaxhuar aktivitetet e përditshme, gjëra që shkonin mirë më parë.
4. Jeni më të prirur ndaj infeksioneve dhe sëmureni më shpesh. Keni shenjat e një sistemi imunitar të ulët për shkak të stresit.

5. Komunikimi ndryshon, njerëzit duket se nuk kuptojnë dhe ju mendoni se nuk kuptoheni nga të tjerët.

6. E keni të vështirë të kujdeseni dhe të gjeni pak kohë për veten tuaj.

7. Gjumi juaj është plot ëndrra dhe makthe të çuditshme. Subkoshienca përpiqet t’iu paralajmërojë se diçka nuk është në rregull.

8. Humbisni çelësat, paratë, portofolat, rrobat, etj. Dhe nuk arrini t’i gjeni edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve janë para jush.

9. Mendimet dhe emocionet negative duket se shfaqen sa herë që përpiqeni të relaksoheni. Dhe gjëja më e keqe është se sa më shumë përpiqeni t’i ndaloni, aq më të vështira bëhen.

10. Pamundësia për t’u përqendruar me mendjen që endet sa andej këndej dhe përjetoni një ndjesi zbrazëtie.

Masat parandaluese:

  • Sa më i fortë të jetë vullneti juaj, aq më mirë.
  • Përdorni fuqinë e ujit dhe vetitë e tij pastruese. Bëni një banjë të ngrohtë, përdorni pak kripë dhe vajra esenciale bimësh me veti pastruese dhe kurative si eukalipti, mentja, sherbela, etj. Por mos i përdorni këto të fundit direkt në lëkurë.
  • Kërkoni ndihmë nga hyjnitë tuaja, universi apo të gjitha forcat e larta në të cilat keni besim. Hapi i parë është të kuptoni se keni nevojë për ndihmë dhe të lini mënjanë krenarinë tuaj. Nëse kërkoni ndihmë, ju dëgjojnë!
  • Bëni një pastrim të mirë të shtëpisë, largoni çdo gjë që është akumuluar dhe nuk ju nevojitet më.
  • Gjithmonë mbani parasysh se duhet të bëni hapa të vegjël për të ecur përpara.

energjinë ja si te eleminoni negative
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për energjinë elektrike synon treg të hapur, çmime transparente dhe integrim me BE-në

11:15 / April 23, 2026

KESH nënshkruan marrëveshje me EDF dhe AFD për strategjinë e magazinimit të energjisë

09:46 / February 19, 2026

Qarku i Kukësit zgjohet i zbardhur, probleme me energjinë elektrike në Tropojë

10:05 / November 28, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.