Ndoshta detajeve nuk i kushtojnë rëndësi, por ja që ndonjëherë nga një detaj shumë i vogël kupton dhe ndonjë shkelje. Kështu ka ndodhur me deputetin e “opozitës së re” në komisionin e Ekonomisë, Krenar Rryçi, teksa mbante shënime për rrëzimin e dekretit të Presidentit Meta.
Sipas Panoramës, deputeti që firmosi me logon e “Bet355”, mbase nuk është në dijeni që reklamimi i lojërave të fatit është vepër e dënueshme.
Nuk dihet nëse Ryçi është i apasionuar pas lojërave të fatit, apo i ka rënë rastësisht në dorë ky stilolaps.
Krenar Rryçi ka hyrë në Parlamentin e Shqipërisë si pjesë listave të PD-së. Ai ka qenë i renditur i parafundit në listën e qarkut të Durrësit.
Ndërkohë që në CV e tij ai shkruan se aderon prej vitit 2001 në Partinë e Reformave Shqiptare, me kryetar Skëndër Halilin.
Nga 1 janari i vitit 2019, me vendim qeverie janë mbyllur pikat e basteve sportive dhe në funksion të kësaj, u bënë edhe ndryshime në ligjin për lojërat e fatit.


