Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Histori inspiruese/ Një sekret i vogël që bëri një ndryshim të madh

14:22 / September 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evan kirby 101570 unsplash
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Histori inspiruese

Dje pashë rastësisht mikun tim Ajan, 26 vjet pas humbjes se kontaktit me të. Ai po bënte pazar me një zonjë tërheqëse, të re dhe energjike. U befasova tej mase kur me tha se zonja përkrahë ishte zonja e tij. Duke parë se si po mbanin duart dhe ngacmonin njëri-tjetrin, e thashë Ajanit dukeni krejt sikurse sapo jeni njohur. Sa kohë keni që jeni martuar?

“Ne po bejmë 10 vite të martuar”-tha Ajani, thjeshtësia e përgjigjes së tij me befasoj, pastaj i thashë se edhe unë kisha 10 vjet që jam martuar… Por gruaja ime nuk duket sikur kishte qenë më par, ajo shpesh dukej e lodhur. Je me fat që ke një grua aq të mrekullueshme i thashë me xhelozi.

Teksa i shihja me vëmendje u binda se duhet të kenë punësuar një shërbyese për ta ndihmuar gruan të beje gjitha punët e shtëpisë, apo jo e pyeta. Ajan qeshi kur dëgjoi supozimin tim: “Jo e ke gabim, gruaja ime mund të duket sikur s’ka prekur kurrë me dorë punë shtëpie, por me beso, ajo është e mahnitshme në organizimin e familjës sonë.”

I hutuar sa s’thuhet unë e pyeta më tej, po pse gruaja ime duket kaq e ndryshme në krahasim me gruan tënde?!

Ndoshta është për shkak të gjërave të vogla që bëj për të, tha Ajani me një buzëqeshje.

Ai vazhdoi, “Unë kurrë nuk harroi ta puth ballin e saj para se të shkoi në punë.”

“Sa herë bie shi dal e pres të marketi”.

“Ja lidh lidhësen këpucëve kur ajo i ka duart e zëna.”

“I bëj masazh të shpejtë kur ajo është e lodhur dhe zakonisht unë e kuptoj në ajer atë që ajo dëshiron të thotë para se të përfundoje fjalinë e saj.”

Mbeta i paaftë për të vazhduar bisedën, kërkova kontaktin e Arjanit dhe shkova në shtëpi. Gjatë rrugës për në shtëpi mendjen time e mbush një pyetje e madhe: çfarë lloj burri jam?!

Meqenëse unë jam ai që punon për të mbajtur familjen me duket e drejtë që të meritoj gjithë vëmendjen dhe kujdesin. Gjithmonë nxitoj për në punë dhe harroi ta puth gruan time. Une kurrë nuk ia kam lidhur lidhëzat e këpucëve asaj dhe madje një ditë e qortova atë se bleu diçka të re për veten.

U ftillova, se kisha harruar plotësisht për ndjenjat e saj sa e rraskapitur duhet të këtë qenë ajo me të gjitha punët e shtëpisë plus edhe duke u kujdesur mirë për fëmijët.

Gjithçka që dëshiroja në atë moment ishte të shkoja në shtëpi, ta perqafoja gruan time dhe sinqerisht t’i thoja “Mjaltëza ime, me vjen keq”

Falë Ajanit më në fund e kuptova…

01 12

Një martesë e lumtur reflektohet në pamjen e gruas, kënaqësinë, bukurinë dhe përmbushjen e saj. Nuk duhet të prisni për raste të veçanta për t’i thënë se sa e doni bashkëshorten tuaj. Një grua nuk ka nevojë të mbushet me diamante dhe lule. Gjithçka që ajo dëshiron është sinqeriteti dhe dashuria juaj.

Ju nuk martoheni me një person, por me TRE.

  1. Personi që ju mendoni se ata janë.
  2. Personi që ata janë.
  3. Personi që ata bëhen si rezultat i martesës me ju.

Nëse çiftet në martesë do të bënin gjysmën e përpjekjeve që bëjnë kur i vinë njëri-tjetrit rrotull kur njihen, do të habiteshin sa mirë do të shkonin punët.
-Billy Graham

inspiruese ndryshimi sekret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimi i Rregullores, PS ftesë opozitës: Të rikthejmë çështjet jashtë rendit të ditës në fillim të seancës. PD: Po ngushtoni hapësirat e deputetëve

11:45 / April 16, 2026

Propozim sekret rus për SHBA: Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

22:57 / March 20, 2026

Plani sekret i “Gaxhait” për t’u arratisur nga burgu 302 në vitin 2005! Tuneli 22 metra dhe roli i bashkëpunëtorëve

21:18 / March 10, 2026

Një person hyn në perimetrin e sigurisë së rezidencës së Trump në Mar-a-Lago, vritet nga Shërbimi Sekret

15:40 / February 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.