Një shqiptar është arrestuar për tentativë vrasje pasi ka plagosur me thikë në Itali, një grua moldave.
Ngjarja ndodhi në zonën “Valle Anzuca” paraditen e sotme, kur 28-vjeçari me iniciale R.B. shkoi në banesën e moldaves, O.A., 33 vjeçe. Aty, pas një konflikti verbal, shqiptari e ka qëlluar gruan me thikë kuzhine 12 herë. 33-vjeçarja ka marrë plagë të shumta në bark që i kanë dëmtuar mëlçinë dhe mushkërinë. Gruaja është transportuar në spital në gjendje të rënde shëndetësore.
Dyshohet se shkaku që shqiptari ka sulmuar me thikë moldaven është se ajo ka refuzuar të nis një marrëdhënie dashurie.