Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze / Një shpjegim për idenë fikse të Bashës për lekët

20:26 / September 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Pashë sot një shkrim të gazetës “RD”, kundër një gazetari të ri, që së paku gjashtë vitet e fundit ka qenë i pozicionuar pro Partisë Demokratike dhe më shumë se sa pro saj, pro Lulzim Bashës. Nuk pres të gjej argumente, kur një parti shpall tradhtar një gazetar, por në gjithë këtë ligjërimin e fundit të Bashës dhe PD kundër gazetarëve, shikoj një ide fikse të Lulzim Bashës, duke përmendur fjalën “blerje”.

Ideja e tij fikse është se gjithçka që nuk është e tij, është diçka e blerë nga dikush tjetër. Ai flet për gazetarë të blerë, zgjedhje të blera, deputetë të blerë, parti të reja që formohen të blera, disidentë brenda partisë së tij të blerë, kundërshtarë të tij të djathtë tradicionalë të blerë…

Nuk kam gjetur në asnjë arsyetim të tij, ndonjë gjë politike, ndonjë arsyetim normal prej politikani, apo qoftë dhe njeriu të thjeshtë, përveçse idesë fikse, që ai është viktimë e blerjeve kundër tij.

Kjo në fakt është sindroma e njeriut që në jetë ka blerë gjithçka dhe nuk e kupton dot lirinë e tjetrit për të zgjedhur një gjë që nuk ka lidhje me interesat e tij.

Jeta e tij është e gjitha një një proces poshtërues, ku gjërat i ka arritur duke shitur personalitetin e tij. Që nga shkollimi në Hollandë, puna si DJ dhe përkthyes në Kosovë, ngjitja pas Argitës, deri sa e solli si kollovar në PD, e më pas çdo hap i tij drejt parave dhe pushtetit, është një proces i diktuar nga lekët.

Ndaj mos u çudisni që ai çdo shpjegim për botën e ka me lekë.

Ai është soji i politikanit që s’ka ide, por mendon se idetë mund t’i blejë tek konsulentët që i paguan shtrenjtë.

Ai është soji i politikanit që nuk ka personalitet, por mendon se personaliteti forcohet, po të blesh një foto me Trumpin.

Ai është soji i politikanit pa adhurues, dhe mendon se adhurues quhen ata që paguhen për të ardhur në miting.

Ai është soji i politikanit pa karizëm, dhe mendon se karizma blihet në shtyp, duke blerë mbështetje me lekë.

Ai është soji i politikanit që vetëm humb elektorat, dhe mendon se kjo vjen ngaqë s’ka mjaftueshëm para për të blerë vota.

Dhe kur bëri marrëveshje me Edi Ramën më 2017, shumcia e marrëveshjes ishte për lekë, si të mos paguanin në fushatë, si të mos bënin reklama, si të mos bënin postera etj.

Kur një pronar mediash i flet atij për halle financiare, ai me siguri numëron poshtë tavolinës sa lekë është duke i kërkuar.

Kur një gazetarë pro tij mund t’i qajë hallin se është i varfër, ai me siguri mendon se është duke i kërkuar lekë atij.

Ndaj sa herë dikush prej tyre nuk është më luajal me të, ai mendon se dikush tjetër i ka dhënë lekë dhe ka ikur.

Ndaj mos u çudisni që ai shpjegon gjithë problemet e tij dhe gjithë krizën në të cilën ka futur opozitën, me punë lekësh.

Ai ka paguar shtrenjtë në jetë, për të qenë aty ku është, dhe nuk e kupton që dikush tjetër me duar në xhepa, me personalitet, me ide dhe karizëm, mund të arrijë majat, pa paguar asnjë lek.

Kjo i duket jo legjitime, pasi duhet shpjeguar patjetër me lekë.

Edhe kryetar i një bordelloje po të ishte, nuk do ishte kaq i bindur që për seks duhet paguar gjithnjë. Ndodh dhe pa paguar, kur nuk të shikojnë si kuletë. 

Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.