Shumë supermarkete vendosin të shesin produkte të caktuara me ofertë kur ato janë shumë pranë datës së skadencës. Qëllimi kryesor është zbrazja e magazinave nga këto produkte dhe zëvendësimin e tyre me artikuj të stinës e më të freskëta.
Ushqimet me ofertë që nuk duhet t’i blini asnjëherë
- Frutat, sallatat dhe perimet në copa
Këto produkte ushqimore shiten në paketime të ndryshme dhe zakonisht janë në ofertë kur janë shumë pranë datës së skadencës. Ato e kanë humbur freskinë e tyre, sallatat gati janë të vyshkura dhe nuk ia vlen barra qeranë.
- Avokado
Shumë njerëz nuk e hanë avokadon sepse e shohin atë si një produkt shumë të shtrenjtë. Avokadot që shiten në ofertë janë pjekur tej mase ndaj nëse i blini sigurohuni që t’i konsumoni atë ditë.
- Mishi
Çmimi mund të jetë një aspekt shumë joshës por kur vjen puna tek produktet shtazore, cilësia është më e rëndësishmja. Këto produkte mund të blihen vetëm nëse dita e blerjes i përafrohet afatit të shitjes së tyre. Kini parasysh që afati i shitjes nuk është e njëjta gjë me datën e skadencës.
- Peshku i Rezervatit
Ky lloj peshku është më i pasur në acidet yndyrore omega-6 që nxisin inflamacionin. Peshku i egër përmban më shumë acide yndyrore omega-3 të cilat janë të rëndësishme për organizmin nga koka tek këmbët. Për më tepër, peshku i rezervatit ka më shumë gjurmë antibiotikësh, ndaj nuk duhet konsumuar, veçanërisht nëse është në ofertë.
- Ëmbëlsirat
Ato ëmbëlsira që janë në ofertë kanë humbur freskinë e tyre, pavarësisht sa tunduese duken. Ato mund të kushtojnë më pak, por kaloritë dhe sheqeri që ofrojnë nuk kanë ndryshuar.
- Vezët
Nëse vëreni që çmimi i pakos së vezëve është ulur ndjeshëm, më mirë mos i blini. Produkte të tilla si vezët dhe mishi duhen blerë gjithmonë të cilësisë së lartë.