Pasditen e sotme janë publikuar rezultatet e provimit me shkrim të konkursit për ata që duan të jenë pjesë e Patrullave të Policisë. Këto janë rezultatet për fazën e parë që u zhvillua paraditen e sotme në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë aplikantët e qarqeve, Tiranë, Berat, Durrës e Fier.
Ndërkohë testimi vazhdon ende për aplikantët e qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kukës, dhe Dibër.
Rezultatet janë afishuar edhe në Pallatin e Kongreseve pas korrigjimit me skandron në prezencë të një grupi me rreth 30 aplikantë, të zgjedhur si përfaqësi nga vetë konkurrentët.
Testi përbehej nga 100 pyetje (100 pikë) dhe për tu shpallur fitues duhen grumbulluar minimalit 70 përgjigje të sakta.
Nisur nga praktikat e viteve të kaluara, në rast se nuk ka mjaftueshëm fitues me 70 pikë, atëherë do të ulet pragu i pikëve minimale.
Për rezultatet kliko KETU
