Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla: Presim që Greqia të miratojë marrëveshjen për patentat

16:05 / January 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patenta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ne presim që qeveria aktuale greke ta mbylli sa më shpejt çështjen e njohjes së dyanshme të lejeve të drejtimit, pasi kjo është e domosdoshme”.

Në një intervistë televizive nga Athina, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u ndal te disa prej fakteve që dëshmojnë vëmendjen e kësaj qeverie ndaj emigrantëve në tërësi, dhe në veçanti atyre që jetojnë në Greqi.

“Nuk mund të bëhet asnjë krahasim me atë që ka bërë kjo qeverisje në dy mandatet e saj me atë që ka qenë më përpara”, – tha Balla.

Balla veçoi marrëveshjen me Greqinë për lejet e drejtimit, ndërsa theksoi se “presim që qeveria aktuale greke ta miratojë sa më shpejt këtë marrëveshje, pasi ne e kemi miratuar”.

“Jemi në një komunikim të përditshëm me të gjithë kanalet e mundshme. Unë me kolegë të parlamentit grek, ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë po ashtu. Kontakte janë mbajtur edhe me shoqatat e shqiptarëve që jetojnë këtu dhe unë besoj që kjo të mbyllet përpara se të shkohet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare këtu në Greqi”,  – tha Balla.

Ai u ndal te revolucioni që ka njohur shërbimi konsullor me ofrimin e shërbimeve online. “Ju i mbani mend radhët në ambasadë vite më parë, shoqëruar edhe me një korrupsion të patolerueshëm. Kjo mori fund me dixhitalizimin e shërbimeve konsullore”, – tha ai.

Po ashtu, Balla theksoi se “vitin e kaluar u nënshkrua marrëveshja për heqjen e vulës apostile me Greqinë, prej së cilës shqiptarëve që jetojnë në Greqi, iu kursyen rreth 6.7 milionë euro në vit”.

Sa i takon çështjes së furnizimit të shkollave me tekste shqiptare, Balla nënvizoi angazhimin në mbështetje të gjuhës e kulturës.

“Kemi shumëfishuar mbështetjen sa i takon furnizimit të shkollave me libra shqip dhe do të vazhdojmë të kërkojmë pranë bashkive në çdo cep të Greqisë që të mundësojnë kurset e gjuhës shqipe. Në 2018, kërkesa për 3 mijë libra u plotësua dhe ato u dërguan të shpërndahen nga ambasada jonë në Athinë, në bazë të kërkesave të secilës prej shkollave”, – tha Balla.

marreveshje Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.