Policia e Dibrës ka marrë në mbrojtje familjen e Fatjon Ketës, autorit që vrau me thikë shokun e tij 21-vjeçar Arlind Pasha.
Kjo për të shmangur mundësinë e hakmarrjes së familjarëve të viktimës.
Autori dhe viktima ishin shokë me njëri-tjetrin por nuk dihen shkaqet që sollën këtë ngjarje.
Autori i ngjarjes u arrestua pas rreth një orë e gjysmë pas vrasjes në qendër të Bulqizës të 21-vjeçarit. Ai është ndaluar nga forcat e policisë së Dibrës në qytetin e ri të Bulqizës.
