Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

1.8 miliardë lekë për rindërtimin në Tiranë/ Demo jep lajmin: Financim për zhbllokimin e punimeve në Kombinat dhe “5 Maji”, synohet përshpejtimi i procesit

16:03 / November 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin demo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përshpejtimi i procesit të rindërtimit dhe zgjidhja e problematikave që kanë penguar ecurinë e punimeve në Kombinat dhe në lagjen “5 Maji” ishin në fokus të mbledhjes së grupit të punës, të drejtuar sot nga ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo.

Në të morën pjesë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Rroka, si dhe përfaqësuesi i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi.

Gjatë mbledhjes, mbajtur në MPB, ministri Demo bëri të ditur se është në fazën përfundimtare përgatitja e mbështetjes financiare prej 1.8 miliardë lekësh nga buxheti i qeverisë qendrore për Bashkinë Tiranë, me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të banesave për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kjo mbështetje synon t’i japë një shtysë të re procesit, ndërsa institucionet përgjegjëse po koordinojnë ndërhyrjet për të zhbllokuar çështjet që kanë ndikuar në ecurinë e punimeve.

“Vështirësitë mes institucioneve duhet t’i zgjidhim ne. Familjet nuk duhet të vazhdojnë të presin për shkak të tyre”, theksoi ministri Demo, duke kërkuar përcaktimin e përgjegjësive të qarta dhe afateve konkrete për çdo çështje të hapur.

Ai nënvizoi se procesi do të ndiqet në mënyrë të vazhdueshme, përmes takimeve periodike ndërinstitucionale dhe kontrolleve në terren, deri në përfundimin e banesave dhe dorëzimin e tyre te familjet përfituese.

“Do ta ndjek këtë proces me takime të rregullta dhe kontrolle në terren, deri në përfundimin e banesave dhe dorëzimin e çelësave. Për familjet që presin, ky është rezultati që ka rëndësi. Dhe kjo është përgjegjësia jonë ndaj tyre”, u shpreh Demo.

Përmes kësaj mbështetjeje financiare dhe koordinimit të drejtpërdrejtë mes institucioneve, synohet përshpejtimi i një prej proceseve më të rëndësishme për familjet e prekura nga tërmeti, me objektiv që pritja shumëvjeçare të marrë fund dhe qytetarët të marrin sa më parë banesat e tyre të reja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ukraina godet urën e Kerçit që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar

16:01 / November 16, 2026

“Na merrni në tryezën europiane, nuk shpëtoni dot prej nesh”/ Rama i bën thirrje BE-së: Ka ardhur koha që vendet kandidate të bëhen pjesë e tryezës europiane

15:15 / November 16, 2026

“Po zbatojmë rregullat pa qenë ende në tryezën europiane”/ Rama nga Brukseli: Shqipëria përmbush më shumë kritere se vendet para anëtarësimit

15:09 / November 16, 2026

Incidenti me këngën serbe në Forumin e BE-së/ Rama nga Brukseli: Serbia të njohë sa më shpejt Kosovën, nuk duhet të kalojë në heshtje ajo që ndodhi

15:05 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.