Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Incidenti me këngën serbe në Forumin e BE-së/ Rama nga Brukseli: Serbia të njohë sa më shpejt Kosovën, nuk duhet të kalojë në heshtje ajo që ndodhi

15:05 / November 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama edi 1920x1080 2 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian.

Fjalën e tij, kreu i qeverisë e nisi me incidentin e muzikë serbe kundër Kosovës në Forumin e BE, duke thënë që “të mos kalohet në heshtje” dhe “Serbia të njohë Kosovën”

“Më lejoni që të them diçka, para se t’i përgjigjem pyetjes suaj të drejtpërdrejtë, për një të keqe që u bë dje përmes muzikës, nuk duhet të kthehet sot një e keqe përmes heshtjes. Një këngë pa shije nacionaliste, u interpretua në prag të këtij forumi, kundër gjithçkaje që përfaqësonte. Nuk është se e lëndon vetëm ndjenjat e kombit shqiptar, të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por ka të bëjë me nevojën për të mos na lënë që të kalojë në heshtje atë që kërkon të na kthejë në kohë.

E di sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë, që ta mbajnë Serbinë në anën tonë, të Europës, gjatë gjithë kohës dhe dua të sigurohem që ajo që po them të mos shkojë në të kundërt të kësaj bindjeje, por nuk duhet të lëmë hapësira për beteja mesjetare, që të kalojnë në fantazira. Sa më shpejt Serbia të njohë Republikën e Kosovës, aq më mirë do të jetë për ne. Ne nuk po kërkojmë që të vijmë këtu, po kërkojmë që të sjellim Europën atje”, tha kryeministri Rama.

BE Incidenti Kosove Rama serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Po zbatojmë rregullat pa qenë ende në tryezën europiane”/ Rama nga Brukseli: Shqipëria përmbush më shumë kritere se vendet para anëtarësimit

15:09 / November 16, 2026

“Shqipëria është krejt ndryshe falë procesit të integrimit”, Rama nga Brukseli: Anëtarësimi në BE duhet të bazohet te meritat, por na mungon mbështetja politike

15:02 / November 16, 2026

Rama nga Brukseli komenton protestat në Tiranë: “Revolucioni i flamingove” tërhoqi vëmendjen e botës për shkak të hijes së Donald Trump

14:49 / November 16, 2026

Mbështetje financiare për studentët, hapen aplikimet në e-Albania, kriteret për të përfituar

14:24 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.