Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përfundon takimi Meta-Rama-Fleckenstein, çfarë thotë kryeparlamentari

20:37 / April 25, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka zgjatur pak më shumë se takimi i liderit të opozitës Basha me zyrtarin e PPE-së, tryeza e bisedimeve mes kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Meta dhe eurodeputetit Knut Fleckenstein.

Pas takimit të mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka dhënë prononcim për mediat. Ndërsa pas tij, kreu i LSI-së Ilir Meta, ka ndalur para mikrofonit të gazetarëve, por është shprehur se nuk ka koment për asnjë nga pyetjet e tyre. Gazetarët ishin të interesuar të dinin rreth bisedimeve dhe nëse do të kishte një tryezë që do ti ulte bashkërisht, kryeministrin dhe liderin demokrat Lulzim Basha.

Nuk kam asnjë koment për të bërë…përsëriti tre herë kreu i Kuvendit në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti që Meta thirri në makinën e tij edhe deputetin e Partisë Socialiste Taulant Balla, ndërsa kryeministri u largua më herët. 

Ndërkohë, vlen të theksohet se pas largimit të Lulzim Bashës nga ambjentet e Pallatit të Kongreve, në këtë ndërtesë u pa të futej ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Dy negociatorët David McAllister dhe Knut Fleckenstein, ishin të fundit që u larguan nga Pallati i Kongreseve të cilët nuk thanë asgjë më shumë se sa “do të bëjnë më të mirën”

/TiranaNews/

Edi Rama Ilir Meta Knut Fleckenstein PPE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.