Perberesit per 4 persona:
450g makarona të shkurtra 4 kokrra domate djathë Grana Padano i prerë në feta të holla 180g djathë Philadelphia 2 thelpinj hudhër (nëse dëshironi) gjethe borziloku të freskët kripë e vaj ulliri ullinj pa bërthamë
Pergatitja:
1.Ziejmë makaronat në ujë me kripë.
2.Presim domatet në kubikë të vegjël dhe i vendosim në një tas ku shtojmë djathin Grana të prerë në feta të holla, Philadelphia-n, borzilokun, hudhrën e grirë imët, ullinjtë, vajin e ullirit dhe kripën. I përziejmë me kujdes dhe i lëmë mënjanë, që aromat të përzihen me njëra-tjetrën.
3. Kullojmë makaronat e ziera, i shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe i përziejmë me sallatën që përgatitëm më sipër/Living/