Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kanellë në kafen e mëngjesit, ja vlerat që i sjell organizmit

11:14 / September 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cinnamon Spiced Coffee 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanella pluhur është një shtesë mjaft e këndshme jo vetëm në ëmbëlsira por edhe në kafen e mëngjesit.

Dikur ajo ishte erëza më e kërkuar në botë. Për të, kanë luftuar e janë shuar shumë qytetërime e kombe. Kohët e fundit ka patur rekomandime të shumta për të pirë kafenë e mëngjesit me një shtresë të hollë kanelle.

Ja arsyet:

1. Kanella mund të zëvendësojë sheqerin

Studimet konfirmojnë se pirja e kafesë është diçka e mirë për trurin. Por nëse kafenë e pini me qumësht dhe shumë sheqer, atëherë më siguri nuk po e ndihmoni trurin.

Kanella është e ëmbël dhe zbut dëshirën për sheqer. Për më tepër, falë saj, kafeja do të ketë më pak kalori.

2. Kanella shmang nivelet e larta të aheqerit në gjak

Ushqimet e pasura me karbohidrate shkaktojnë një rritje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak, që në vetvete nxit prodhimin e insulinës. Më pas, vërehet një rënie e menjëhershme e sheqerit që nxit oreksin dhe nepsin.

Sipas të dhënave, kanella ndihmon në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak. Ajo vonon përthithjen e glukozës në gjak dhe rrjedhimisht dëshirën e tepërt për ushqim.

3. Kanella për diabetikët

Kanella është efikase në uljen e nivelit të sheqerit në gjak nëse përdoret rregullisht. Ajo mundet të ulë kolesterolin. Nëse jeni diabetikë atëherë mjafton gjysëm luge çaji me kanellë në kafenë e mëngjesit për të ruajtur nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak.

4. Kanella kundër mbipeshës

Kanella ndihmon në humbjen ne peshë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë kohë. Sheqeri i tepërt në gjak, transformohet në yndyrë që akumulohet në organizëm.

Kanella përshpejton metabolizmin duke e vënë në punë sheqerin dhe jo duke e magazinuar atë. Për më tepër, kjo erëz e mirë përmirëson tretjen dhe përthithjen e ushqyesve nga organizmi.

5. Kanella kundër inflamacionit

Kanella është e pasur me antioksidantë ndaj mbron qelizat dhe indet nga dëmet e stresit oksidues. Në këtë mënyrë, kjo erëz ëshë efikase kundër inflamacionit dhe sëmundjeve që shoqërohen me dhimbje si artriti.

6. Kanella për qarkullimin e mirë të gjakut

Kanella hollon gjakun dhe përmirëson qarkullimin e tij. Kjo aftësi e bën kanellën mike të zemrës sepse parandalon sëmundjet që i kanosen asaj.

7. Kanella kundër mykut dhe infeksioneve

Infeksionet ose prania e mykut në organizëm tregon se imuniteti i njeriut është kompromentuar. Këto infeksionet si në rrugët e frymëmarrjes ashtu edhe në organet gjenitale kanë tendencën të rishfaqen ndaj një dozë e vazhdueshme e kanellës në kafenë e mëngjesit është një zgjidhje e mirë.

8. Kanella përmirëson shijen e kafesë

Kanella dhe kafja përshtaten shumë mirë me njëra tjetrën jo vetëm në shije por edhe në stimulimin e trurit. Një filxhan me kafe i pasuruar me kanellë, ju ndihmon ta nisni ditën mbarë dhe të përqendroheni më shumë në punë.

kafe kanelle organizmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

12:25 / October 27, 2026

Ora dimërore ‘troket’ të dielën, ndryshimi prek edhe organizmin tonë! Këshillat si të përshtatemi më lehtë

23:02 / October 23, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.