Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndërmjetësimi europian për krizën shqiptare, çfarë ndodhi në dy raundet?!

20:43 / April 25, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
voa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri dy europarlamentarët David McAllister dhe Knut Fleckenstein, zhvilluan në mbrëmje një raund të dytë bisedimesh me drejtuesit e shumicës së majtë dhe të opozitës, në përpjekje për të ndërmjetësuar një zgjidhje të krizës politike.

Takimet u zhvilluan këtë herë në të njejtin mjedis, në Pallatin e Kongreseve por, ku përfaqësuesit e palëve, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i parlamentit Ilir Meta nga njëra anë dhe kreu demokrat Lulzim Basha nga ana tjetër, qëndruan në dhoma të ndara.

Vazhdimi i bisedimeve pas takimeve të para që dy eurodeputetët patën pasdite, u duk si një sinjal shprese se mund të ketë hapësira zgjidhjeje. Por zoti Basha doli pas 35 minutash. Ai deklaroi se “nuk kanë nisur negociatat. Jemi në procesh të takimeve dhe bisedimeve me ndërmjetësit europianë”, deklaroi ai pa dhënë shpjegime të tjera. Ndërkohë zoti Rama dhe Meta, dolën pak më vonë, duke evituar çdo lloj komenti. Deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë se cilat janë pikat mbi të cilat është diskutuar, dhe as se si do të ecet më tej. Edhe zoti McAllister dhe Fleckenstein, nuk pranuan të jepnin asnjë shpjegim, dhe as të shpreheshin nëse përpjekja e tyre kishte patur ose jo sukses. Zoti McAllister u mjaftua të thotë se gjatë mbrëmjes do të lëshohet një deklaratë, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse përpjekjet e tyre do të vijojnë.

Pasdite dy eurodeputetët qëndruan afër 60 minuta me kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit, për t’u ndalur më gjatë, afër 90 minuta me kreun e opozitës, i cili gjatë paradites, para takimeve, kishte theksuar dhe një herë se “rrugë tjetër veç zgjedhjeve të lira e të ndershme me një qeveri teknike e cila paraprakisht do të largojë kriminelët nga institucionet, e do luftojë me të vërtetë drogën dhe paratë e drogës, e cila do të zbatojë reformën zgjedhore e do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme duke përfshirë votimin biometrik dhe elektronik dhe numërimin elektronik, rrugë tjetër nuk ka”. /VOA/

David McAllister Edi Rama Ilir Meta Knut Fleckenstein Lulzim Basha PD PPE PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.