Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria ka marrë kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore.
Ministrja thotë se vendi ynë mbetet i angazhuar për të kontribuar për sigurinë, paqen dhe zhvillimin e dialogut në rajon.
“Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM) duke qenë më shumë se kurrë e angazhuar për të kontribuar në sigurinë, paqen dhe zhvillimin e dialogut në rajon. Marrja e kryesimit të SEDM përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG), e cila është një strukturë e deklaruar me rreth 5000 trupa në shërbim të operacioneve të paqes në rajonin tonë”, shkruan Xhaçka
.
