Artisti i njohur i rrugës Jan Is De Man në bashkëpunim me artistin e tatuazheve Deef Feed, shndërruan fasadën e një ndërtese në një bibliotekë spektakolare.
Dhe, më e bukura? Ishin vetë banorët e qytetit Hollandez ata që zgjodhën librat që do “vendosin” mbi to.
Duke pasur parasysh që biblioteka është e vendosur në një zonë multikulturore, kjo veçori reflektohet edhe në librat të vendosura në rafte: veprat letrare në tetë gjuhë të ndryshme.
“Ne kemi vërejtur se ky projekt i afroi njerëzit më pranë me librin”, komentoi De Man.
“Pavarësisht nga dallimet në kulturën e tyre apo ideologjinë politike. Pavarësisht nëse ato i përkasin ekstremit të djathtë apo të majtë. Librat janë magjikë. Ata stimulojnë trurin tonë. Dhe të gjithë mund të lexojnë të njëjtin libër, por të ndjehen ndryshe.” shtoi De Man.
Dashuria e De Man për librat ilustrohet qartë në punën e tij, pasi çdo sfond është krijuar me shumë dashuri. Duket se gjeste të tilla të thjeshta por të sinqerta janë të mjaftueshme për të mbushur një lagje me energji pozitive dhe De Man duket se e ka arritur këtë gjë.