Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Forbes shkruan për gjimnazistet shqiptare të “GjejZa”, aplikacioni për gratë e dhunuara

14:56 / September 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjejza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prestigjiozja Forbes i ka kushtuar një artikull 16-vjeçareve nga Shqipëria që kanë krijuar aplikacionin GjejZa, që i dedikohet grave të dhunuara, e që në gusht u vlerësuar me çmim në Kaliforni.

Dea Rozhani, Jonada Shukarasi dhe Arla Hoxha, janë tre vajzat që kanë krijuar aplikacionin dhe që janë vlerësuar me çmim në San Francisco.

“Ekipi shqiptar e ktheu zhgënjimin dhe frikën në veprim, shkruan Forbes duke u shprehur se ato kanë shumë gjëra për të ndarë që na frymëzojnë.

“Në Shqipëri, pabarazia gjinore është e rrënjosur në një kulturë që nuk i njeh të drejtat e grave i nënvlerëson dhe normalizon abuzimin. Ajo që është më e keqja është se brezi ynë po rritet me të njëjtin mentalitet të vjetëruar që ekziston në vendin tonë me shekuj. Nëse ne, si vajza që jetojmë në një mjedis të tillë nuk bëjmë asgjë lidhur me këtë, atëherë kush do bëjë”, ka thënë për Forbes Jonada Shkuarasi.

Sidoqoftë, pavarësisht progresit vajzat flasin të gjitha për sfidat me të cilat përballen, veçanërisht kur bëhet fjalë për dhunën me bazë gjinore. Dhuna me bazë gjinore është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Normalizimi i abuzimit vjen si rezultat i një kulture që i sheh gratë si pronë, si të paafta për të qenë të pavarura dhe të qëndrojnë vetë. Gratë janë rritur për të besuar se dhuna është normale, ato nuk duhet të flasin për këtë, ose që madje e meritojnë atë”, thotë Arla Hoxha.

Skuadra shqiptare krijoi GjejZa, si një mjet për gratë për të sfiduar besimin e tyre, t’i ndihmojnë të gjejnë guximin për të kërkuar ndihmë dhe për të ndryshuar situatën e tyre.

Dea Rozhani nga skuadra fituese e 15 mijë dollarëve nga Shqipëria flet për Forbes se çfarë do të thotë për to fitorja. “Ne do donim të fitonim që GjejZa të ketë më shumë mbështetje dhe përfundimisht të ketë ndikim tek gratë dhe vajzat. Ne do të dëshironim të fitonim sepse duam t’u tregojmë vajzave në Shqipëri që edhe pse jetojnë në një vend të vogël mund të gjejmë zgjidhje që të tejkalojnë kufijtë gjeografikë. Ne do të donim të fitonim sepse duam tu tregojmë miqve dhe bashkëmoshatarëve tanë që me punë të palodhur dhe vendosmëri ju mund të arrini ëndrrat tuaja”, thotë Dea.

Rregullimi i pabarazisë gjinore në teknologji duhet të nisë nga edukimi në moshë të re, shkruan Forbes. Konkursi global Technovation Challenge mbahet çdo vit për të inkurajuar vajzat nga e gjithë bota që të zgjidhin sfidat e botës reale përmes teknologjisë. Tre vajzat tona ia dolën mbanë. Suksese!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.