Fatjon Keta, autori i dyshuar i vrasjes së Arlind Pashës i ka tronditur të gjithë me dëshminë e tij.
Ai ka deklaruar se gjithçka e ka kryer me vetëdije, bëjnë me dije burime nga komisariati i Bulqizës. Kjo është dëshmia paraprake e autorit të dyshuar, deri kur ai të dalë para trupit gjykues ku do t’i komunikohet edhe masa e sigurisë.
Ngjarja e ndodhur në Bulqizë një ditë më parë tronditi mbarë opinionin publik.
Keta e qëlloi me thikë bashkëmoshatarin e tij teksa ai ishte duke ecur në trotuar. Pasha ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa 20-vjeçari ra në pranga.
Pak kohë më parë Keta u dërgua në spitalin e Shkodrës për ekzaminim mjekësor për probleme mendore, por rezultoi se nuk ishte në kushtet e shtrimit në spital.
Familja e autorit dhe viktimës jetonin në të njëjtën lagje. Është mësuar se familja e Ketës është larguar nga Bulqiza pas ngjarjes së rëndë.
