Babë e bir janë vënë në pranga pasi kanë goditur me sende të forta nusen e shtëpisë, ndërsa vjehrra e saj po hetohet në gjendje të lirë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin e Elbasanit, dhe falë ndërhyrjes së policisë është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.
Sipas policisë G.I., 50 vjeç dhe H.I., 26 vjeç kanë dhunuar një 25-vjeçare, bashkëshortja e H.I. E reja ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që në gjendje të lirë po hetohet vjehrra e saj, A. I., 46 vjeçe. Ndaj tyre rëndon akuza e dhunës në familje.
NJOFTIM
Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshme të një konflikti në familje.
Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit : G.I., 50 vjeç dhe H.I., 26 vjeç, ( at e bir) banues në Elbasan, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.I 46 vjeçe, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeçaren (bashkëshorten e shtetasit H.I), e cila ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Dhuna në familje “.
