Një person është gjetur i pajetë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Sipas News 24 dyshohet se ai mund të jetë punëtor i një kantieri ndërtimi dhe dyshohet të ketë rënë nga lartësia.
Duke cituar burimet e saj, televizioni bën të ditur se viktima mund të ketë qenë vetëm në momentin kur ka ndodhur incidenti fatal.
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim, shtetasi J. M. 66 vjeç, dyshohet se ka humbur ekulibrin, dhe per pasojë ështe dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
