Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kush është gruaja kroate që pritet t’i zërë vendin Johannes Hahn?

09:41 / September 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dubravka suica slide18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eurodeputetja kroate, Dubravka Šuica, pritet të kandidohet në postin e Komisionerit për Zgjerimin dhe Fqinjësinë nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Ky lajm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por burime diplomatike në Bruksel pohuan se zonja Šuica është pjesë e listës që do të prezantohet të martën.

Pasi prezantimit të Komisionit, pritet të merret në tërësi edhe votëbesimi i Parlamentit Europian, ndërsa më parë do të zhvillohen edhe seanca dëgjimore me të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Mandati i Komisionit të ri Europian do të fillojë zyrtarisht më 1 nëntor 2019.

Dubravka Šuica është anëtare e Bashkimit Demokratik Kroat që prej vitit 1990, ndërsa nga viti 2001 deri në vitin 2009 ka shërbyer si kryebashkiake e Dubrovnikut.

Kur Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Europian në vitin 2013, Šuica u zgjodh eurodeputete. Këtë vit ajo u zgjodh edhe nënkryetare e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane.

Nëse kandidatura e saj konfirmohet,  atëherë ky është një lajm i mirë për aspiratat e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Ndërsa në rastin e Serbisë, në disa raste Šuica ka deklaruar se nuk është realiste që Serbia të anëtarësohet brenda vitit 2025.

Në një deklaratë të bërë në maj të vitit të kaluar, ajo tha se Serbia duhet të paraqesë më herët listën e personave të zhdukur gjatë luftës, si dhe të kthejë pasuritë e trashëgimisë kulturore.

Deri tani, postin e Komisionerit për Zgjerimin e ka mbajtur Johannes Hahn.

Dubravka Šuica Eurodeputetja kroate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krizë emigracioni në Spanjë! 50 mijë emigrantë hynë me not në Ceuta brenda 24 orëve, 50 humbin jetën! Sanchez nxjerr ushtrinë në terren

17:29 / July 31, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Gërmimet për varrezë masive në Zubin Potok, Kryeprokurori i Kosovës: Identifikimi i mbetjeve mortore do të kërkojë kohë

15:58 / July 30, 2026

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.