Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arcuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktorja italiane Manuela Arcuri ka mohuar zërat për një lidhje dashurie apo martesë me princin 82-vjeçar Domenico Antonio Pallavicino, duke theksuar se mes tyre ekziston një miqësi e bukur. E ftuar në emisionin “Verissimo”, aktorja ka reaguar edhe ndaj komenteve fyese në rrjetet sociale, të cilat e kanë lënduar thellë.

“Për momentin kemi një miqësi shumë të bukur”, u shpreh Arcuri, duke sqaruar se thashethemet kanë nisur pas publikimit të disa fotografive të pafajshme. Aktorja tregoi se e vlerëson princin për kulturën, elegancën dhe këshillat që i jep pasi prej kohësh bashkëpunon me Fondacionin Pallavicino.

E pyetur nëse ai mund të ketë ndjenja më shumë se miqësore për të, Arcuri nuk e përjashtoi këtë mundësi. “Mund të ketë edhe një dobësi për mua, pse jo? Ndoshta ai shpreson”, tha ajo duke shtuar se vetë nuk ka menduar ende për një të ardhme romantike mes tyre.

Aktorja u ndal edhe te sulmet në rrjetet sociale, duke kundërshtuar akuzat se mund të jetë lidhur me princin për përfitime.

“Më ka dhembur të përshkruhem si një person që është shitur”, deklaroi Arcuri duke paralajmëruar se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj atyre që vazhdojnë të fyejnë rëndë dhe padrejtësisht imazhin e saj.

Në fund, ajo sqaroi se Pallavicino nuk ka asnjë lidhje me ndarjen nga bashkëshorti Giovanni Di Gianfrancesco. Arcuri pranoi se ndarja ka qenë një periudhë e dhimbshme për të cilën po përpiqet gradualisht ta kapërcejë.

aktorja lidhje Miqesi perfol princin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

20:19 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, me 25 nëntor në Bruksel

15:47 / October 23, 2026

“Ekstremistët e Antifa po djegin Francën”, Macron: Radikalët e majtë, pas dhunës në protesta

13:11 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.