Stina e vjeshtës është ndër stinët më të bukura, e thënë kjo nisur nga lulet plot ngjyra që mbizotërojnë në këtë sezon. Vjollcat, kameliat, ciklaminat apo zymbylët janë lulet që sjellin dritë në shttëpitë tona.
Nëse edhe ju i adhuroni lulet, me siguri që pyesni se cilat lule janë më të përshtatshme për këtë stinë dhe që i rezistojnë edhe ditëve të ftohta që kjo stinë mund të sjellë? Kemi disa propozime për ju:
Zinnia
Me ngjyra plot jetë, të gjalla, “zinnia” janë të përshtatshme për bordurat dhe rriten me lehtësi në vazo. U rezistojnë temepraturave të larta, por jo shumë të ftohtit.

Lule bore
Lule borat do t’u japin ambienteve tuaja sfumatura shumë intensive. Nëse i krahasitini shpesh degat, do u jepni një formë kurore dhe nuk do i lejoni të zgjerohen shumë.

Zambakët e vjeshtës (sternberga)
E lehtë për t’u rritur, zambakët e vjeshtës, kanë nevojë për qoshe me diell, jo shumë ujë.

Zymbylat
Vjeshta është sezoni më e mirë për të rritur bulbat e zymbylëve. Ato kanë aromë intensive dhe janë plot ngjyra.

Kameliat dimërore
Lulet e dashura të kopshteve japoneze lulëzojnë kur është ftohtë. Kopshti juaj do të ketë një pamje mahnitëse.

Specat dekorative
Specat dekorative u japin gjallëri tarracave e ballkoneve. Kjo, pasi ato kanë ngjyrë të fortë

Bimë aromatike
Të thjesta për tu kultivuar, sherebela, trumëza dhe rozmarina janë rezistente ndaj të ftohtit dhe me shumë vlera në kuzhinë.

Çiklaminat
Këto lloj lulesh e duan të ftohtin. Mund t’i lini në ajër të hapur por edhe në vazo.

