Veprim nostalgjik për Sony. 40 vite pas daljes së Walkman, pajisja historike që ndryshoi mënyrën e shfrytëzimit të muzikës në lëvizje, vjen me një prodhim të kufizuar që prodhon virtualisht lëvizjen e shiritit. Lajmi u bë i ditur në panairin Ifa në Berlin.
Emri i ri i modelit është NW-A100TPS duke ribërë modelin ikonë TPS-L2 që doli për herë të parë në treg në korrik të 1979 dhe që shënoi një epokë kulturore dhe tregtare në vitet ’80.
Estetikisht të dy modelet ngjajnë, por pajisja nuk mund të prodhojë muzikën nga kasetat tradicionale, lëvizja e shiritit në fakt është virtual në një ekran HD prej 3.2 polsh. Modeli i ri mund të prodhojë formatet audio më të përhapura dhe mund të arkivojë deri në 16 GB të dhëna. Për më tepër, nuk do tu duhet të mbani bateri në xhep pasi Walkman i ri ka një bateri ku mund të shijosh muzikë një ditë rresht. Por për fat të keq çmimi nuk mund të përballohet nga të gjithë.

Ishte 1 korrik 1979 kur Sony futi në treg lexuesin e kasetave e që do të ishte një nga krijimet teknologjike me sukses më të madh. Modeli i parë me ngjyrën blu e argjend nisi të shitej në Japoni me një çmim prej 150 dollarësh e një vit më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rënia e tij nisi nga viti 2001, me shpikjen e muzikës digjitale të iPod, dhe përfundimisht doli në pension në 2010.
