Moderatorja e njohur e programit ”RTSH Sport” Hygerta Sako është bërë nostalgjike dhe ka vendosur të kthehet pas në kohë.
Ajo ka publikuar në Instagram një video nga Festivali i Këngës në vitin 1997, ku shfaqët duke kënduar e kërcyer.
Hygerta e quan këtë performancë komplet budallaqe, por që sipas i lejohet sepse ka qenë vetëm 20 vjeçe.
Moderatorja nuk ka harruar të përshëndes plot ironi edhe ata që gjykojnë jetëgjatësinë e saj në televizion.
‘Barbie Girl ne Festivalin e Kenges 97’. Tani me duket komplet budallaqe si performance, por atehere, 22 vjet me pare, beri buje sepse per here te pare nje prezantuese guxonte te kendonte e te kercente ne skene. Po si 20 vjec qe isha me lejohet (Mire qe s’me mori Zoti mendte, te behesha kengetare ) Kjo video eshte nje pershendetje edhe per te gjithe ata qe jane shume te vegjel (ne moshe apo ne mendje) dhe guxojne te gjykojne jetegjatesine time ne televizion. Keep smiling @albi_nako @dion_gjinika You remember this’, shkruan Hygerta.