Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nëse ndjeni fryrje të organizmit? Ja cilat produkte e shkaktojnë

11:31 / September 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fryrje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas Institutit Middleberg Nutrition në New York City, disa ushqime na rrisin fryerjen e trupit dhe na bëjnë të dukemi më të rëndë dhe të shëndoshë se sa jemi në të vërtetë.

Bazuar në studimin e mësipërm ju sjellim katër produktet ushqimore që sjellin fryrjen e habitshme të organizmit:

1. Perimet lakërishte të gjelbëra

Brokoli, lulelakra, lakra e brukselit, kale janë nga zarzavate më të bukura të kësaj stine. Por ato janë edhe fryrësit më të mëdhenj të stomakut, në sajë të përmbajtjes së tyre të lartë të fibrave.

Një sasi ditore prej 300-400 gramë perimesh të tilla janë shumë të nevojshme, por mos ekzagjeroni t’i konsumoni pa limit.

2. Produktet e përpunuara të kripura sjellin fryrje

Patatinat, krakerat, ushqimet e konservuara përmbajnë sasi të mëdha të kripës. Nga ana tjetër, pas konsumit të kripës organizmi kërkon ujë me shumicë. Sa më tepër kripë të keni marrë gjatë ditës, aq më shumë ujë do të mbajë trupi brenda vetes.

Rezultati është që do të ndjeheni të fryrë në mënyrë të pabesueshme dhe krejtësisht artificiale. Edhe një qese e vogël me patatina kontribuon fuqishëm në fryrjen e trupit tuaj.

3. Pijet e sheqerosura me gaz sjellin fryrje

I keni parasysh ato flluskat që i bëjnë pijet freskuese aq tërheqëse për shijen megjithëse krejt të pashëndetshme?

Kur i gëlltitni ato flluska, në fakt po dërgoni në organizëm sasi jo të vogla ajri, që përfundojnë rrugën e tyre në stomakun tuaj.

Këto sasi ajri në stomak e ngrenë ushqimin lart dhe ngatërrojnë organizmin që kërkon edhe më tepër ushqim.

Pini ujë, por jo pije të gazuara që të mos lejoni grumbullimin e mbipeshës dhe problemeve që ajo sjell.

4. Sheqeri Artificial dhe Ushqimi Dietetik

Në përgjithësi, trupi juaj nuk pajtohet me produktet ushqimore artificiale. Në veçanti produktet me ëmbëlsues artificialë ju shkaktojnë fryrje të organizmit.

Produktet që përmbajnë ëmbëlsues kimikë përfshijnë çamçakëz pa sheqer, koset me shije artificiale frutash dhe një listë pafund të gjatë të tjerash.

Duhet të tregoni kujdes kur lexoni në përbërjen e produkteve që blini të substancave si sukralozë, aspartam, mjaltë industrial, glukozë misri dhe çdo produkt tjetër të panjohur në etiketa.

ndjeni organizmi shkaktojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Shega: fruti që lufton kancerin dhe plakjen

14:23 / October 5, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.