Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndryshon struktura e KE-së, Leyen prezanton ekipin

13:01 / September 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
von der leyen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për një BE që përpiqet me shumë është motoja e skuadrës së presidentes së radhës të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila ka prezantuar ekipin që do të drejtojë për pesë vitet e ardhshme institucionet kyçe të Bashkimit Evropian.

“Ky ekip tani do të duhet të fitojë besimin e Parlamentit. Komisioni im do të jetë një Komision gjeopolitik i përkushtuar ndaj politikave të qëndrueshme. Dhe unë dua që Bashkimi Evropian të jetë mbrojtësi i multilateralizmit. Jemi më të fortë duke bërë së bashku atë që nuk mund ta bëjmë të vetëm”, ka thënë ajo gjatë prezantimit të ekipit të saj.

Në këtë mënyrë ajo ka vendosur të ndryshojë strukturën e zv.presidentëve, të cilët deri tani kanë qenë gjashtë, por tashmë do të jenë tetë, përfshi këtu edhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme. Komisioni Evropian ka qenë me 6 zv. presidentë që nga kur hyri në fuqi traktati i Lisbonës në vitin 2009. Ajo e argumentoi ndryshimin e strukturës si një përshtatje për të arritur synimet e unionit.

Kështu, në propozimin e von der Leyen do të jenë tetë zv.presidentë, tre prej të cilëve do të kenë një funksion të dyfishtë. Frans Timmmermans, nga Holanda, do të koordinojë punën për Marrëveshjen për një Europë të gjelbër, i cili do të menaxhojë veprimet për ndryshimin e klimës.

Margrethe Vestager, gan Danimarka do të koordinojë të gjithë agjendën e BE-së në moshën digjitale. Ndërsa Valdis Bombrovskis nga Letonia, do të koordinojë të gjithë punën për ekonominë dhe financat si dhe qëndrueshmërinë e tregut të unionit.

Pesë zv. presidentët e tjerë janë:
Josep Borrell, aktualisht ministër i jashtëm i Spanjës, i cili është propozuar për Përfaqësues të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme.

Vera Jurova, komisionere në ekipin Juncker, Margaritis Schinas nga Greqia, Maros Sefcovic nga Sllovakia dhe Dubravka Suica nga Kroacia.

Hapi i ardhshëm do të jetë miratimi i ekipit “Leyen” në Parlamentin Evropian. Më pas Këshilli Evropian emëron zyrtarisht Komisionin Evropian.

Ish eurokomisioneri per zgjerimin Johannes Hahn do të jetë përgjegjës për ‘Buxhetin dhe Administratën’, dhe do t’i raportojë direkt Presidentit të Komisionit Ursula von der Leyen.

Vendin e Hahn do e zërë László Trócsányi, nga Hungaria. Ai është ish ministër i Drejtësisë i Hungarisë

EEGNSDEWsAArna0

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

20:19 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.