Ilir Meta në një konferencë për mediat ka bërë me dije se është i gatshëm që të festojë në 18 tetor për hapjen e negociatave, por shtoi se nuk është i bindur që do kemi një përgjigje pozitive.
Ai tha se është nga vendi i rakisë dhe nuk trembej nga festa me shampanjë, por nuk mund të festohet vetëm me mend.
Kemi dëgjuar lajme të mira, por unë jam dyshues deri sa suksesi të ndodh dhe gotat e shampanjës të hapen. Kemi dëgjuar nga të dyja palët se ata do të çelen. Kemi dëgjuar nga maxhoranca. Kënaqësi të dëgjonin edhe nga ana e PD, që do të çelen negociata në 18 tetor. Presidentin e keni nga vendi i rakisë. Nuk ka se si ti trembet gotës së shampanjës, por duhet të presim deri në 18 tetor. Mos bëni Bajram me mend. Ta bëjmë një festë të vërtetë. Unë shpresoj të jemi i gabuar në të gjithë këto muaj, por askush nuk mund të më fajësojë. Çfarë mund të bënte presidente që dy fjalët . Presidenti t vetëm shampanja i ka ngelur, por pres të ma japin ata”-tha Meta.
