Shpesh kohën e kemi të kufizuar dhe për këtë arsye i kushtojmë pak rëndësi ushqimit që konsumojmë dhe përfundojmë duke ngrënë gjëra jo të shëndetshme. Supa me oriz dhe domate jo vetëm që është e thjeshtë për tu gatuar, por edhe me vlera ushqyese.
Më poshtë do gjeni recetën dhe mënyrën e përgatitjes.
Përbërësit për Supë me Domate dhe Oriz
- 5 kokrra domate
- 150 gr oriz
- 2 kokkra qepë
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 600 ml lëng mishi
- piper i bardhë
- majdanoz
- vaj ulliri
- kripë
Përgatitja
Për të përgatitur këtë recetë për supë me domate dhe oriz, si fillim lajmë mirë perimet në ujë të rrjedhshëm. Qepët dhe domatet i pastrojmë nga cipa. Domatet mund ti zhytim për pak çaste në ujë të nxehtë. Perimet i presim në forma kubike.
Më pas në një enë me vaj ulliri, kaurdisim pak qepën sa të zverdhet e më pas shtojmë domatet. Masën e lemë në zjarr të ngadalshëm duke e trazuar për gati 5 minuta, sa të mpikset lëngu i domateve.
Shtojmë
më vonë specat, lëng mishi ose ujë, kripë dhe e lemë sa të marri valë. Shtojmë
orizin Olim duke e lënë në zjarr sa masa të trashet. Pasi orizi ka zier hedhim
piperin e bardhë, majdanoz të prerë hollë.
Supë me Domate dhe oriz është gati. E servirim në pjata të thellë sipas
dëshirës sipër hedhim pak majdanoz të freskët.
Ju bëftë mirë