Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A përçau PD familjen e Azem Hajdarit?

19:36 / September 12, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
familjavizita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përvjetori i 21-të i vrasjes së Azem Hajdarit e gjeti familjen e tij në një marrëdhënie fort komplekse me Partinë Demokratike. Vajza e liderit të protestave studentore të dhjetorit të 1990 dhe deputetja Rudina Hajdari iu bashkua pjesës tjetër të familjes në ceremoninë e organizuar nga PD të vendosjes së buqetave me lule në memorialin e ngritur në vendin e vrasjes së tij.

Rudina Hajdari shtrëngoi duart dhe u përshëndet me Lulzim Bashën dhe drejtuesit e tjerë të ish-partisë së saj, por ajo mungon në foton ku familja pret në shtëpi Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Në këtë foto, në krah të ish-Kryeministrit qëndron Sali Berisha, ndërsa mes Lulzim Bashës dhe Bujar Nishanit qëndrojnë të ulur dy djemtë e liderit të dhjetorit, Kiri dhe Azem Hajdari.

Në vend të pritjes së Bashës, Berishës dhe drejtuesve të tjerë demokratë në shtëpi, Rudina Hajdari u shfaq në sallën e seancave plenare të Kuvendit, aty ku në rend të ditës socialistët kishin rrëzimin e dekreteve të Presidentit Ilir Meta për tufën e ligjeve që ai u ktheu për rishqyrtim.

Fjalën e mbajtur e shfrytëzoi për të falenderuar të gjithë shqiptarët dhe demokratët, por jo Partinë Demokratike për nderimet që bënë për të atin, ndërsa falenderimi i veçantë shkoi për socialistët që morën pjesë në përkujtimoren e organizuar nga Kuvendi në varrezat “Dëshmorët e Kombit”. Ceremonia e organizuar nga Kuvendi ndodhi në orën 09:00, rreth një orë para ceremonisë së PD-së tek memoriali pranë ish-selisë blu.

basharudina 1110x740 1

Rudina Hajdari mori pjesë në këtë cermoni, ku shoqëruar nga deputetët socialistë, Vasilika Hysi, Mimi Kodheli, Ervin Bushati dhe deputetët e opozitës parlamentare, Alit Valteri dhe Adriatik Alimadhi. Fill pas kësaj ceremonie, Rudina Hajdari i është bashkuar ceremonive të organizuara nga Partia Demokratike, fillimisht duke vendosur familjarisht një buqetë me lule tek memoriali dhe më vonë sërish tek varrezat “Dëshmorët e Kombit”.

E akuzuar fort se me daljen kundër qëndrimit të ish-partisë së saj, Rudina Hajdari po luan lojën e Ramës dhe po përçan opozitën, në fjalën në seancë parlamentare, deputetja që refuzoi të linte mandatin sipas vendimit politik të Partisë Demokratike, tha se kujtimi i të atit e lidh fort me dashurinë për këtë vend dhe se kurrë nuk do ta zhgënjente popullit dhe as ta përçante atë.

Në këtë përvjetor të 21-të të vrasjes së Azem Hajdarit, pavarësisht përpjekjeve të Rudinës për të ruajtur një ekuilibër qëndrimesh dhe deklaratash për të lënë mënjanë të paktën për sot përplasjen me Lulzim Bashën, ndasitë e thella të qëndrimeve u reflektuan.

70455314 2391124267820254 376529002472407040 o

Hajdari, e përfolur se do t’i bashkohej Bindjes së Astrit Patozit para zgjedhjeve të 30 qershorit, foli në parlament për përpjekjet e saj personale dhe të deputetëve të tjerë të opozitës parlamentare për të ngritur një opozitë të fortë përballë qeverisë së Edi Ramës, duke shvlerësuar sërish opozitarizmin e Lulzim Bashës, të cilin e qorton vazhdimisht.

Thuajse në të njëjtën kohë që ajo shqiptonte këto fjalë në Kuvend, Sali Berisha postonte një foto të statujës së Azem Hajdarit në Tropojë.

“Sot mirënjohja më e thellë që mund të shprehet dhe nderimi më i madh që mund t’i bëhet Azem Hajdarit, Liderit të Revolucionit Demokratik të Dhjetorit 1990, i cili së bashku me shokët dhe shoqet e tij studentë u përball dhe përmbysi në dhjetor të vitit 1990 sistemin më monist të planetit, është të ngrihemi në lartësinë e guximit epik të tij dhe të hedhim në koshin e plehrave të historisë narkoshtetin dhe regjimin e kakistokracisë të Edvin Mafisë dhe klikës së tij kriminale”, shkruan ai.

basharhajdari3

Rudina Hajdari postonte një tjetër status, ku për gjendjen në të cilën ndodhen sot shqiptarët, nuk fajëson vetëm Edi Ramën, por të gjithë klasën politike dhe aktorët e saj kryesorë në tre dekada tranzicion. Sot, Rudina Hajdari nuk është më pjesë e Partisë Demokratike, ndaj dhe akuzat se po përpiqet ta përçajë këtë parti pak mund të qëndrojnë. Por, ajo që mund të qëndrojë në këtë 21-vjetor të vdekjes së Azem Hajdarit është se Partia Demokratike përçau familjen e saj. /gazetasi

familja Partinë Demokratike Rudina Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.