Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ushtarët e Zvicrës me prejardhje shqiptare këndojnë “Xhamadanin…”

19:54 / September 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhamadani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Pas “skandalit” me Flamurin Shqiptar në ambient publik dhe atij me vënien e simboleve kombëtare shqiptare në uniformat e tyre zvicerane, të rinjtë me prejardhje shqiptare që shërbejnë në ushtrinë e Zvicrës u bënë edhe njëherë temë debati. Në një video xhirim që po qarkullon në Tiktok, një grup i tyre në një makinë këndojnë me shumë pasion këngën “Xhamadani vija vija”, e cila, sipas “20minuten” është “himni jozyrtar i Shqipërisë së madhe”.

Gazeta në fjalë shkruan se ndjekësit e tjerë të kësaj platforme në internet nuk tregojnë mirëkuptim që ushtarët në uniformën zvicerane të këndojnë këngë “shqiptaromëdha”, transmeton albinfo.ch. Madje aty dëgjohen edhe thirrje për dëbim (të të huajve).

Ndërsa një prej tyre reagon me humor: “Më vjen pak keq për Zvicrën. Të huajt e kanë marrë përpara, askush nuk mund të na ndalë”.

I pyetur rreth këtij rasti, zëdhënësi i Ushtrisë Zvicerane, Daniel Rist thotë se nuk ka dijeni rreth rastit konkret. Por megjithatë ai thotë se nuk sheh ndonjë problem këtu, përcjell albinfo.ch. “Në këtë mënyrë joformale dhe në makinë të mbyllur, kjo nuk na pengon”.

“Në sistemin që ka Zvicra të shërbimit ushtarak të përgjithshëm (Milizsystem), edhe njerëzit me dy shtetësi kryejnë këtë shërbim. Është e qartë se këta sjellin me vete në ushtri edhe sfondin e tyre kulturor”, thotë Tibor Szvircsev Tresch, sociolog ushtarak nga Akademia Ushtarake në Universitetin ETH të Cyrihut. Te këta pjesëtarë të ushtrisë rrahin në njëfarë mase dy zemra në një gjoks”.

Është e mundur që kjo video të ketë dalë si rezultat i dinamikës grupore. Megjithatë Tresch e konsideron si “jo të bukur” aksionin, transmeton albinfo.ch. “Populli pret neutralitet nga ushtria”.

Ai e sheh këtu edhe një problem: “Me aksione të tilla do të ndihen të provokuara pakicat e tjera brenda ushtrisë, në këtë rast për shembull serbët, gjë që mund të çojë në konflikte”.

Sipas Tresch, sikur kënga të këndohej në ambient publik, ajo mund të kishte eventualisht edhe pasoja disiplinore për ushtarët në fjalë. Sikur në rastin e pranverës së vitit 2015 kur ushtarët kishin pozuar në mjete të transportit publik me flamurin shqiptar.

Xhamadani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.