Spitalet e sotme, vazhdimisht janë në kërkim të ideve të reja për të ndihmuar pacientët e tyre, që t’i gëzojnë sado pak. Sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët.
Kështu Instituti Pediatrik Gaslini i Genova-s, vendosi të bëjë diçka të veçantë për pacientët e tij më të vëgjël dhe duke menduar ndryshe nga të tjerët, ndihmoi në ndërtimin e një pavijoni si një “pishinë”.
Mjekët besojnë se ekspozimi i fëmijëve në det i ndihmon ato të rikuperojnë energji, forcojnë kockat dhe përmirëson sistemin imunitar. Gjithashtu, ata menduan se kjo ide do t’i argëtojë fëmijët, duke ndikuar në shëndetin e tyre mendor.
Plazhi privat është i hapur nga qershori deri në shtator dhe është falas për fëmijët dhe kujdestarët e tyre. Përveç argëtimit në det, ka edhe lojëra të tjera të vendosura për to.

