180 g sheqer
3 vezë
250 g djathë Mascarpone
1 majë thike kripë
lëkura e një limoni organik, e grirë në rende
150 g miell orizi + 100 g miell pa gluten
komposto pjeshke (rreth 300 g)
12 g sodë për ëmbëlsira
PËRGATITJA:
1Në robot ose me rrahësen elektrike rrahim vezët me sheqerin për 5 minuta, derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë djathin Mascaporne me lugë, lëkurën e limonit, miellin e orizit, miellin dhe sodën me sitë, pa ndërprerë përzierjen e tyre.
2Shtojmë pjeshkat, të prera në copa të vogla dhe i përziejmë me brumin, me spatul. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell orizi ose të shtruar me letër furre dhe e pjekim për afërsisht 40 minuta. Pasi të marrë ngjyrë sipër, e mbulojmë me letër alumini që të mos digjet. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh dhe, kur ajo të dalë e pastër, keku është gati.
E heqim nga tava pas 10 minutash