Sonte do të shfaqet Hëna e Plotë, fenomen ky që ndodh vetëm një herë në 20 vjet. Ajo jo vetëm që do shfaqet në qiell në perëndim të diellit, por do të jetë edhe më e vogël se zakonisht. Saktësisht, do të jetë 14% më e vogël dhe do të duket si “një mikro – Hënë e plotë”. Kjo hënë do të jëtë një nga 9 Hënat e plota të këtij viti dhe do të arrijë kulmin para mesnatës së kësaj të premteje.
Hëna e shtatorit quhet ndryshe Hëna e Harvestit nga amerikanët, pasi është hëna e parë e plotë që zhvillohet më afër ekuinoksit të vjeshtës. Një emërtim tjetër i topit vezullues në qiellin e errët është edhe “Hëna e të Korrave”, emërtim ky i vendosur më parë nga fermerët që bazoheshin në dritën e saj për korrjen e të mbjellave.
Fansat e astronomisë po e presin me padurim këtë fenomen unik, ndërkohë që ka edhe shumë skeptikë që e lidhin Hënën e Plotë me fundin e njerëzimit.
Sateliti i vetëm natyror i Tokës dhe objekti më i madh dhe më i shndritshëm në qiell gjatë natës, do të dhurojë spektakël mbrëmjen e sotme dhe nuk do të ketë një të tillë, të paktën, deri në vitin 2049.