Gjykata e Vlorës ka marrë të hënën në shqyrtim masën e sigurisë për katër të ndaluarit, në kuadër të hetimeve për vjedhjen e kryer në bazën e Pashalimanit ditën e enjte në mëngjes.
Të ndaluarit janë 2 roje dhe 2 përgjegjës, Lesko Ramosaçaj 52 vjeç, Edlir Nelaj 42 vjeç, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç. Sipas hetimeve, vjedhja ka ndodhur në orët e para të së enjtes.
Prokurori Hyrjet Lamaj ka kërkuar arrest me burg për katër ushtarakët, ndërsa trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Herila Çela, pranoi kërkesën për masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj katër të ndaluarit.