Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Historia/ Iu premtua se do të bëhej modele, por në Britani e nxorrën në rrugë

11:42 / January 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prosti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua që u josh duke iu thënë se do bëhej modele në Britani, ka rrëfyer tmerrin sesi u bë skllave seksi. Gruaja me nënshtetësi rumune, u mor nga vendi i saj 10 vite më parë dhe u dërgua në Britani. Asaj iu tha se nëse nuk do pranonte të punonte në një shtëpi publike do i vrisnin familjen.

Helena u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale me të huajt kur ishte vetëm 20 vjeç dhe nuk merrte asnjë para, pasi gjithçka e përfitonte tutori i saj, që i merrte klientit 120 paund në orë. Duke e përshkruar jetën e saj si ‘makth’, ajo rrëfeu se iu ishte dhënë kokainë çdo ditë, derisa u bë tërësisht e varur nga droga.

“Jeta ime në Rumani ishte e vështirë, por kjo nuk ishte asgjë në krahasim me atë që më është dashur të kaloj 10 vitet e fundit. Ka qenë një ferr,”-tha Helena për Daily Star Sunday.

Ajo u mashtrua pasi iu tha se do udhëtonte drejt Britanisë për t’u bërë modele. Kur mbërriti atje, Helena bëri disa foto seksi me të brendshme për ‘modelim’ por që u vendosën në një ëebiste seksi.

“Dikush që e njihte familjen time më tha se isha e bukur dhe se mund të bëhesha modele. Por që këtë gjë nuk mund ta bëja në Rumani. Ai më tha se do përdorte lidhjet e tij për të nënshkruar një kontratë modelimi në Angli. Isha vetëm 20 vjeç dhe nuk doja të vuaja apo të shikoja familjen time të vuante, ndaj mendova të kapja shansin që mu dha. Mendova se ishte një shans për të filluar një jetë të re,”-tha ajo.

Helena tregoi se ishte dërguar në një banesë ku u takua edhe me 3 vajza të tjera, të cilave iu ishte thënë e njëjta gjë, se do paguheshin 500 paund në javë. Për të shkuar në Angli asaj i duheshin 3000 paund, shumë që ia pagoi tutori i saj. Ai i kishte thënë të mos shqetësohej për shumën e kushtueshme pasi do punonte aq shumë saqë do ishte në gjendje ta mbulonte koston.

Ndërsa mbërriti në Angli filloi edhe momenti i konsumi i drogës për herë të parë. Në ditën e saj të dytë atje, ajo realizoi një set fotografik me të brendshme, por tutori I tha se nuk ishte i kënaqur me punën dhe se duhet të merrte një pilulë për tu çlodhur.

“Mendova se po më ndihmonin,”-tha ajo.

Më pas fotot e saj u nxorën në një faqe interneti prostituticioni së bashku me listën e çmimeve.

Dokumentet e saj u mbajtën nga ‘qiradhënësi’ derisa ajo të mund të paguante shtëpinë, duke iu dhënë fillimisht një punë si ‘masazhiste’.

Por doli se nuk do punonte si masazhiste, por në realitet ajo kreu marrëdhënie seksuale me një burrë pasi iu dhanë pilula për tu ‘qetësuar’.

“Pas kësaj u ndjeva shumë keq, pasi nuk ishte ajo që prisja. U thashë se nuk do  ta bëja përsëri. Më pas ata filluan të më bëjnë shantazh. Nëse nuk bëja atë që më thonin dhe nëse nuk paguaja borxhin do më vrisnin të gjithë familjen time në Rumani,”-rrëfeu Helena.

Asaj u dha gjithnjë e më shumë kokainë, duke bërë që borxhi i saj të rritej.

Ajo u shpëtua kur një klient anglez me lidhje me botën e krimit e ndihmoi atë dhe vitin e kaluar tutorët e saj e lanë të iknin.

Për fat të keq, historia e saj nuk është e vetme.

Është vlerësuar se rreth 40% e grave të trafikuara në Mbretërinë e Bashkuar janë rumune, sipas raportit të Tregtisë së Seksit Global për shfrytëzimin seksual të organizuar.

histori prostitute
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.