Një material i shpërndarë në rrjetet sociale që po qarkullon mes mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, bën thirrje për organizimin e një udhëtimi nga Prishtina drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestave kundër qeverisë.
Nisja do të bëhet nesër në orën 12:00 nga parkingu pas Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
“Nesër në orën 12 nisemi nga Prishtina. Pika e takimit: parkingu pas Pallatit të Rinisë. Bashkohu kundër dhunës policore ndaj të rinjve. Për vëllezërit dhe motrat tona, gjakun tonë. Një komb, një zë.”
Në ditët e para të protestave të dhunshme, dy shqiptarë nga Kosova u ndaluan gjatë protestave në Tiranë, raportuan mediat. Sipas këtyre të fundit, ata dyshoheshin për vepra që lidhen me incidentet e dhunshme, ndërsa vetë të ndaluarit e kanë mohuar.
