Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mediat italiane jehonë turizmit në Shqipëri, pas Alpeve një tjetër ofertë turistike për vitin 2019

12:29 / January 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8acd98cd 511f 41d7 903b a4702416713e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

as artikullit të publikuar në La Repubblica, për Alpet Shqiptare, si destinacioni surprizë për vitin 2019, një vend përrallor dhe me peizazhe magjepsëse, rradhën për të vijuar promocionin e bukurive shqiptare dhe ofertave gjithnjë e në rritje të industrisë turistike të vendit tone e ka pasuar blogu i madh Italian i të apasionuarëve pas peshkimit fishingmania.it.

Me mijëra fansa në rrjetet social, fishingmania, ka ndarë infromacione utilitare për të gjithë turistët që duan të eksplorojnë vende të virgjëra e të egra, Shqipëria është vendi i duhur, madje edhe për peshkim, si një traditë e përdorur pak nga vendasit.

Një komb që po zhvillohet shumë nga këndvështrimi turistik. Një vend i karakterizuar nga dy ngjyra: jeshile dhe blu. Në njërën anë pyjet e mëdha që mbulojnë pjesën më të madhe të territorit, kryesisht malore. Nga ana tjetër, përrenjtë, lumenjtë, liqenet e vendosura në brendësi dhe pamja e mrekullueshme e detit që ofron me qindra brigje magjepsëse për plazh.-shkruan portali Italian.

Më tej në artikull nuk lihen pa përmendur edhe Alpet Shqiptare duke shkruar se“Nga rrjedhat e majave të Alpeve Shqiptare gjithmonë ka ujë kristal, por edhe të pasur, veçanërisht të pasur me troftë, (trofta e mermertë) një lloj peshku tipik i zonës dhe mbi të gjitha i papërpunuar.”

Artikulli i plotë:

Detet tropikale, por edhe Suedia, Irlanda, Kanadaja, Sllovenia, mund të themi me siguri se janë disa prej destinacioneve më të kërkuara për të ‘dashuruarit’ pas peshkimit. Teknikat më popullore janë peshkimi me grep, rrjet apo shtizë. Disa vende janë mijëra kilometra larg Italisë, ndërsa të tjerët janë vetëm disa kilometra larg. Pak njerëz e dinë këtë, por po shfaqet një realitet i ri, i cili përshtatet në mënyrë të përkryer me projektin e peshkimit jashtë vendit, në zona të vendosura dhe të pashkelura. Për çfarë po flasim?

Ne flasim për një zonë të vendosur jo më shumë se 80 kilometra larg Italisë. Lehtësisht i arritshëm në rrugë ajrore, me traget, apo edhe me makinë. Një komb që po zhvillohet shumë nga këndvështrimi turistik.

  • c9d9c83e dc81 40ff a3bc 90df3b89a7d8

Një vend i karakterizuar nga dy ngjyra: jeshile dhe blu. Në njërën anë pyjet e mëdha që mbulojnë pjesën më të madhe të territorit, kryesisht malore. Nga ana tjetër, përrenjtë, lumenjtë, liqenet e vendosura në brendësi dhe pamja e mrekullueshme e detit që ofron me qindra brigje magjepsëse për plazh.

A doni të dini se për çfarë po flasim? Le të flasim për një ofertë të re peshkimi për 2019-ën: Peshkimi në Shqipëri!

Një vend i pazbuluar ende mire nga turistët, por në gjendje të japë emocione vërtet unike. Në njërën anë ujërat e brendshme, nga ana tjetër det. Nga rrjedhat e majave të Alpeve Shqiptare gjithmonë ka ujë kristal, por edhe të pasur, veçanërisht të pasur me troftë, një lloj peshku tipik i zonës dhe mbi të gjitha i papërpunuar. Peshkimi me grep apo me rrjetja janë teknika të praktikuara pak nga vendasit dhe duke përmenduar faktin se në Shqipëri këto specie janë ekskluzivisht të egra. Për mos të përmendur liqenet që ashtu si dhe detet, nuk i nënshtrohen peshkimit profesional si dhe pa harruar të përmendin specien e veçantë: “troftën e liqenit të Ohrit”. Peshkimi në liqen mund të bëhet si nga bregu po ashtu edhe nga varka.

2019 me të vërtetë fillon me një superlajm për ju përdoruesit Fishingmania! A doni më shumë informacion mbi detajet dhe çmimet ose për të marrë një paketë të personalizuar? Kontakto në :[email protected]

Përkthehu Luçiano Golemi/ Lexo.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin Francesco Becchetti

20:19 / November 17, 2026

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

11:27 / November 17, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.